Transmetuar më 02-12-2019, 16:51

Një automjet mori flakë dhe është djegur tërësisht pasditen e sotme në Korçë.
Makina “BMW” dyshohet se mori flakë sapo u largua nga karburanti, nga ku është furnizuar me gaz.
Makina ka marrë flakë ka qenë në ecje, por fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.
Shoferi ka dalë menjëherë jashtë, duke i shpëtuar rrezikut.
Në vendngjarje ka shkuar një mjet zjarrfikës, për të shuar flakët./NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





