Transmetuar më 02-12-2019, 14:33

Prindërit dalin kundër martesës së tyre dhe kjo bën që dy të rinj ti japin fund jetës.

25-vjeçari Abhijit Mohan dhe 21-vjeçarja Srilakshmi S., që të dy inxhinierë informatike, u varën në pemë, pasi familjet e tyre kishin dalë kundër dëshirës së tyre për tu martuar.

Qysh prej 9 nëntorit prej dy të rinjve nuk kishte asnjë lajm, deri kur këtë të fundjavë u gjetën trupat e tyre të pajetë.

Dy të rinjtë nga Bangalore, në Indi, nuk e pranonin dot idenë që të mos ishin bashkë dhe mendimin se familjet mund ti martonin me persona të tjerë, kështu që vendosën që ti jepnin fund jetës.

Pas javëve të tëra kërkimesh dhe pas denoncimeve të famijeve, trupat e dy të rinjve, u gjetën rastësisht nga një bari, të varur në pyll. Përballë kërcënimeve të familjeve se nuk do të ishin kurrë bashkë, ata i dhanë fund jetës. /a.y/noa.al/