
Deputeti i Bundestagut gjerman, Mark Hauptmann deklaron se Europa duhet t’i dërgojë mesazhe shprese Shqipërisë pas tërmetit të fuqishëm të mëngjesit të 26 nëntorit.
Përmes një postimi në Twitter Hauptmann thekson se pas tërmetit, ai në krye të një delegacioni të Bundestagut gjerman ishte në terren për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga tërmeti, ku humbën jetën 50 persona dhe mbi 600 të tjerë mbetën të lënduar.
“Shqipëria u godit nga tërmete te mëdha këtë javë. Unë isha në terren dhe evidentova dëmet. 50 njerëz vdiqën, mbi 600 u plagosën dhe mbi 2500 humbën shtëpitë e tyre. Si Europianë, ne tani duhet t’i dërgojmë një mesazh shprese Shqipërisë dhe Kryeministrit, Edi Ramati gjerman”, shkruan deputeti gjerman./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





