Transmetuar më 02-12-2019, 14:00

Nëna sjell në jetë vajzën, e cila ishte shtatzënë. Një grua zbuloi se foshnja e sapolindur ishte shtatzënë, menjëherë pasi e solli në jetë.

Vajza u operua një ditë pasi erdhi në jetë, pasi mjekët e cilësuan të domosdoshëm heqjen e fetusit që ndodhej brenda saj, për të parandaluar çdo lloj komplikimi të mundshëm.

Mjekët vunë re se Mónica Vega, nga Barranquilla, në Kolumbi, kishte dy kordonë të lidhur me kërthizën gjatë ekografisë, dy muaj para se të lindte.

Mendohej se ishin dy binjake, dhe me shumë mundësi ishin, por njëra prej tyre përfshiu brenda vetes edhe tjetrën në atë që në gjuhën mjekësore njihet si fetus in fetu, ose fetus brenda fetusit.

Kur vogëlushja erdhi në jetë, u pa e domosdoshme që të operohej me urgjencë, duke qenë se binjakja që mbante para vetes, nuk ishte zhvilluar duke mbetur parazite dhe duke dëmtuar organet e brendshme të foshnjës.

Teksa kanë kaluar disa javë nga lindja dhe operimi, gatmirësish foshnja tashmë është mirë dhe mjekët thonë se do e jetojë jetën si të gjithë fëmijët, pa asnjë komplikim. /a.y/noa.al/