Transmetuar më 02-12-2019, 13:24

Gjatë tërmetit të 26 nëntorit, disa qytetarë rrëfyen se panë një dritë në qiell, e cila u vu re edhe në disa pamje filmike.

Shumë persona u tmerruan dhe u frikësuan duke mos ditur shpjegimin e dritës misterioze, të cilën e kanë dhënë shkencëtarët.

Para disa vitesh, profesori Friedemann Freund tha për “National Geographic” se dritat mund të jenë të formave dhe ngjyrave të ndryshme.

Ai sqaroi se fenomeni që na la pa fjalë quhet "Drita e tërmeteve" dhe mund të shkaktohet nga vetitë elektrike të disa shkëmbinjve në zona specifike.

Ka raste që shkëmbinjtë kanë defekte të vogla në kristalet e tyre dhe mund të lëshojnë ngarkesa elektrike në ajër.

Shkencëtarët shtuan se dritat ekzistojnë në më pak se 0.5 përqind të tërmeteve në të gjithë botën, gjë që shpjegon pse ato kanë qenë relativisht të rralla. Gjithashtu vunë re se dritat e tërmetit shfaqen më shpesh para ose gjatë tërmeteve, jo më pas./a.m/noa.al/