Transmetuar më 02-12-2019, 13:10

Gjykata e Durrësit i dha sot lirinë 25-vjeçares Xhuljana Aliaj që përhapi panik me lajmet e rreme pas tërmetit.

Si masë sigurie, Gjykata vendosi "detyrim paraqitjeje" për Aliajn.

Sipas uniformave blu, Xhuljana Aliaj postoi nga profili i saj në rrjetin social “Facebook”, në linkun https://www.facebook.com/xhulja.aliaj shkrime me përmbajtje të rreme dhe jo të vërteta, duke kryer kështu përhapje të panikut nëpërmjet efekteve të këtyre lajmeve.

Policia e Shtetit apeloi për të gjithë qytetarët që të mos bien pre e mashtrimeve të lajmeve që shpërndahen në rrjete sociale, të cilat krijojnë panik.

Madje ftuan cilindo që has në të tilla njoftime paniku të njoftojë menjëherë Policinë e Shtetit në numrin 112, apo në Komisariatin Dixhital.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd