
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka kritikuar ashpër ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçkën.
Me anë të një postimi në “Facebook”, Vasili shkruan se ministrja Xhaçka i pohoi me zë të lartë Presidentit të Republikës me 31 korrik se organi që ajo drejton është në gatishmëri të plotë për të përballuar çdo situatë të emergjencave dhe fatkeqësive natyrore.
“Po Ministrja e Mbrojtjes a do të përgjigjet përpara drejtësisë për garancitë e rremë që dha?? Ministrja e Mbrojtjes zyrtarisht dhe me zë të lartë i konfirmonte në 31 korrik Presidentit gadishmëri të plotë dhe profesionalizëm të jashtëzakonshëm.
Se sa e dobët ishte gadishmëria dhe profesionalizmi i saj këtë e pa Shqipëria dhe gjithë bota,që kuptoi më së miri se pa mbështetjen, që erdhi nga Kosova dhe disa vende europiane katastrofa njerëzore do të ishte shumë më e rëndë”, shkruan Vasili.
Më tej ai shton se, “Si guxoi Ministrja të mashtronte dhe të jepte garanci që nuk ekzistonin? Çfarë proces riverifikimi e vlerësimi të kapaciteteve beëri Ministrja përpara përgjigjes që i dha Presidentit? Prokuroria ështe përballë shqiptarëve dhe pyetja është: A do të hetojë për këtë shpërdorim të detyrës me pasoja katastrofike??”
Për tja kujtuar prokurorisë shqiptare Vasili fton ta lexojnë sërish se si i përgjigjej Ministrja Xhaçka Presidentit. “Qeveria dhe Ministria e Mbrojtjes, vëmendje maksimale ndaj fatkeqësive natyrore. Më të përgatitur se kurrë në këto 30 vite për t’u përballur me emergjencat. Kapacitetet tona reaguese janë sot shumë më të mëdha, profesionalizmi i jashtëzakonshëm. Koordinimi institucional është shumë më efikas se çka qenë ndonjëherë”./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





