Transmetuar më 02-12-2019, 12:00

Kryeministri Edi Rama inspektoi ditën e sotme banesat e dëmtuara nga tërmeti në zonën e Lezhës, ku dhe janë strehuar disa nga banorët e mbetur të pastrehë nga zona e Thumanës.

Ai iu kërkoi banorëve që të shkojnë në hotel, duke thënë se atje i kanë të gjitha kushtet, edhe ndihmën mjekësore.

“Të ishte për gratë do rrija 100 vjet, por s’më duan burrat. Mos i dëgjoni burrat. Në rrugë s’iu kam nxjerr unë, por tërmeti. Vetëm bëni durim se të tjerat do i rregulloj unë”, i tha Rama një gruaje të moshuar.

Ai kërkoi që për momentin të mos futen në shtëpi dhe pasi të bëhet analiza të vendoset çfarë do të bëhet me godinat.

Rama tha se duhet pak durim, pasi 20 grupe ekspertësh janë sjellë nga jashtë dhe se do të vijnë të tjerë, por se gjërat do të bëhen me radhë. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd