Transmetuar më 02-12-2019, 11:42

Foto ilustruese
Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji.
22-vjeçari O.H., banues në fshatin Mjekës, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, është përlasur me një motoçikletë
me drejtues M.M., 56 vjeç, banues në Elbasan.
Si pasojë e aksidentit është aksidentuar drejtuesi i motoçikletës, i cili u transportuan menjëherë në Spitalin Rajonal Elbasan për ndihmë mjeksore.
Lidhur me këtë ngjarje grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





