Transmetuar më 02-12-2019, 11:09

Një 27-vjeçar shqiptar i cili kërkohej prej vitesh ka rënë në prangat e policisë italiane. Ai udhëtoi nga Shqipëria drejt Italisë dhe u kap sapo zbriti në aeroportin e Milanos.
I dyshuari akuzohej për një seri vjedhjesh dhe grabitjesh të kryera në mars dhe gusht në vitin 2013.
Shqiptari u kap gjatë operacionit "Shtëpi të sigurta" të Skuadrës Flying Ascoli Piceno, në bashkëpunim me Teramon.
Së bashku me 11 shqiptarë të tjerë, ai ishte përgjegjës për krime të kryera në vitin 2013.
27-vjeçari është transferuar në burgun e Busto Arsizio, ndërkohë që pritet të jepte vendimi nga Gjykata për dënimin e tij.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





