






Presidenti Ilir Meta informon lidhur me çfarë u diskutua në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, i mbledhur për situatën e krijuar pas tërmeteve.
“Sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, diskutuam për një bashkëveprim dhe koordinim më të ngushtë midis të gjitha institucioneve për përballimin e emergjencës deri në rivendosjen e normalitetit të plotë”, shkruan Meta.
Ai thotë se mbështetën prokurorinë që të çojë përpara hetimet dhe të vendosë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që do të rezultojnë përgjegjës.
“Të sigurojmë burimet e brendshme dhe mbështetjen e duhur ndërkombëtare për tejkalimin e pasojave të rënda të këtij tërmeti të tmerrshëm”, thotë kreu i shtetit.
Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë të thirrur nga Presidenti, ishte i pranishëm Kryeministri Edi Rama, kryeparlamentari Gramoz Ruçi, prokurorja e përgjithshme e përkohshme, Arta Marku, ministrat dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





