


Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca në konferencën e përbashkët për mediat me ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, deklaroi se BE do e ndihmojë Shqipërinë që të rimëkëmbet pas tërmetit.
Ai tha se “Dhimbja juaj është dhimbja jonë. Janë me mijëra njerëz që ende nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre, ne po punojmë për të kthyer normalitetin në zonat e dëmtuara. BE-ja dhe vendet anëtarë kanë ofruar asistencë, Shqipëria nuk është vetëm afër nga ana gjeografike, por edhe në zemrat tona. Pra kemi zbatuar mekanizmin për të dërguar ekspertë në Shipëri nga Franca, Italia, Austria, Holanda, etj. Dua të falenderoj ekipet e kërkim shpëtimit. Inxhinierë nga vende të BE-së kanë ardhur për inspektimet”.
Soreca vizitoi Durrësin dhe me prioritet shkollat, ku shtoi se të gjitha shqetësimet do të adresohen me ekspertizë ndërkombëtare.
“Po punojmë për të ofruar mbështetjen që nevojitet. Mirënjohës për Austrinë, Belgjikën, Italinë, Slloveninë, që ofruan çadra dhe shërbime jetike në një situatë kaq të vështirë. Do të shikojmë si do të ndihmojë BE-ja Shqipërinë në perspektivën afatgjatë. Ky proces do të fillojë që të enjten me vizitën. Nevojitet një vlerësim i pas shkatërrimeve me shumë koordinim”, deklaroi ambasadori.
Soreca tha se solidariteti është në zemër të Bashkimit Europian. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





