Transmetuar më 02-12-2019, 09:18

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në vend, mbrëmjen e djeshme ka pasur 9 pasgoditje.

IGJEUM, sqaron se lëkundja më e fundit e regjistruar është ajo e orës 02:55 me epiqendër në Damaj të Durrësit, në thellësi 21 km dhe me magnitude 1.8.

Pas tërmetit të 26 nëntorit, ku mbetën 51 viktima, pas lëkundjet kanë qenë me magnitudë që ka ardhur gjithnjë e në ulje.

Tërmeti i 26 nëntorit 2019 në bregdetin qendror të Shqipërisë ishte i  shkallës 6,4 ballë dhe u ka marrë jetën deri tani  51 njerëzve. Afro 700 vetë kanë marrë ndihmë spitalore./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd