Transmetuar më 01-12-2019, 20:49

Një tërmet i fuqishëm dhe me pasoja katastrofike goditi vendin këtë javë.

Tërmeti shkaktoi 51 të vdekur dhe qindra të plagosur, ndersa edhe shumë dëme materiale, kryesisht në Durrës dhe në Thumanë.

Në mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, gjatë pasdites së sotme në Kryeministri nuk kanë munguar replikat dhe diskutimet.

Kryeministri Edi Rama në këtë mbledhje i ka adresuar medias një pjesë të fajit për situatën e krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit dhe panikun e shkaktuar tek njerëzit.

Sipas kryeministri, media me raportimet e saj ka bërë hata tek qytetarët dhe kjo është skandaloze.

“Mediat po bëjnë një hata. Po e fusin goditjen e njerëzve në një rrugë pa krye. Thonë sikur të gjitha godinat po bien dhe vazhdojnë. Shkalla e rrezikut është e kontrollueshme. Pjesa dërrmuese në Tiranë dhe Durrës janë ok. Janë të sigurta, por tek ai 1% duhet të shohim. Duhet një dopio vulë. Ne kemi një perandori nga mbrapa atë të perëndimit dhe se çfarë ka mbetur nga lindja”, tha Rama.

Ndërsa për gazetarin Marin Mema, institucionet e informimit nuk janë “macja e zezë” e kësaj historie, pasi sipas tij media është për të sjellë zërin e qytetarëve dhe jo të qeverisë.

“Media nuk është macja e zezë e kësaj historie. Po e kërkojmë fajin tek media. Media nuk është skandaloze, apo të etiketohet me përkufizime të tjera që më duken absurde, siç do sektor tjetër ka problem, por nuk do të thotë që ta anatemojmë. Nuk është për të sjellë zërin e qeverisë, por zërin e qytetarëve”, tha Marin Mema.

Edi Rama i është kthyer sërish:

“Pak më tolerant me mendime e të tjerëve. Media është skandaloze dhe nuk ka diskutim. Këtu bëhet fjalë për një popull të tmerruar dhe ka një mijë mënyra dhe kënde për ta vënë kamerën dhe nëse ke sensibilitetin e momentin, është që njerëzit duhet ë fillojnë të marrin frymë”, tha kryeministri./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd