
Një tërmet i fuqishëm dhe me pasoja katastrofike goditi vendin këtë javë.
Tërmeti shkaktoi 51 të vdekur dhe qindra të plagosur, ndersa edhe shumë dëme materiale, kryesisht në Durrës dhe në Thumanë.
Në një studio televizive në Kosovë, një nënë së bashku me 2 vajzat, kanë treguar momentet e tmerrit gjatë rënies së tërmetit.
Humanisti Elvis Naçi, ka treguar nëpërmjet një postimi në Facebook, se kjo familje nga Thumana do të jetë e para që do t’i ndërtohet banesa.
“2 vajza jetime se bashku me nenen e tyre tregojne tmerret qe perjetuan! Kjo do te jete familja e pare qe do ju ndertohet banesa ne Thumane”, shkruan Naçi në Facebook./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





