Tragjike në Rusi. Autobusi bie në lumë, 19 të vdekur
Transmetuar më 01-12-2019, 18:25

Nëntëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën në lindje të Rusisë pas rënies së një autobusi me udhëtarë në një lumë të ngrirë, deklaruan autoritetet.

"Sipas informacioneve, të paktën 19 persona kanë vdekur derisa 21 janë lënduar", thuhet në komunikatën e autoriteteve.

Ministria e Situatave Emergjente të Rusisë, tha në një njoftim se autobusi ishte duke udhëtuar nga fshati Sretensk në qytetin Chita në lindje të Moskës në momentin kur ka rënë nga ura e lumit Kuega.

Rreth 43 udhëtarë dhe një shofer ishin në autobus. Dy helikopterë dolën menjëherë në vendin e ngjarjes. Sipas policisë, ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti.

Rusia ka rekordin më të keq në botë për pakujdesinë në rrugë.

Sipas statistikave, 18 mijë e 214 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku vitin e kaluar. /rel

Loading...
Loading...