
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar burg për ndërtuesit e atyre pallateve që u dëmtuan nga lëkundjet e forta të tërmetit me magnitudë 6.4 i shkallës Rihter.
Duke folur nga mbledhja e Komitetit të Rindërtimit, kreu i Qeverisë paralajmëroi ndërtuesit që nëse nuk do t’i riparojnë pallatet e dëmtuara do të përfundojnë në burg.
“Pallatet e dëmtuara, që mund të riparohen, do të riparohen nga ata që i kanë ndërtuar. O do t’i riparojnë vetë ose do shkojnë në burg, se nuk ka mundësi që të riparojmë pallate të cilat kanë shfaqur dëme të rikuperueshem sepse janë bërë gabime në realizim në zbatim.
Edhe në këtë kategori ka jo pak pallate. Të vijën ata që i kanë bërë dhe t’i riparojnë, ato që janë të riparueshëm”, tha Kryeministri.
Dëmet ndërkohë janë të shumta, sidomos në Durrës. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





