Transmetuar më 01-12-2019, 15:26

Në mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, Kryeministri Edi Rama deklaroi se mbledhja vjen në një situatë të jashtëzakonshme, pas valës së tërmeteve që goditën vendin tonë.

Teksa në krahë kishte myslimanin Elvis Naçi, ai tha se në këtë moment njerëzit janë të parët dhe fatkeqët janë prioriteti i prioriteteve dhe për këtë u solidarizua i madh dhe i vogël brenda dhe jashtë Shqipërisë.

“Ky komitet ngrihet për të shoqëruar të gjithë procesin e adresimit të plagëve dhe kurimin e tyre deri kur programi i rindërtimit të ketë përfunduar. Qeveria është përgjegjëse për buxhetin e shtetit, por në këto kushte dhe në këtë situatë edhe buxheti i shtetit, ajo pjesë e tij që do të vendoset në funksion të programit duhet të jetë e monitoruar në një sistem transparence që do të monitorohet, ashtu sikundër edhe fondet e mbledhura nga organizata të ndryshme, edhe ato që do të vijnë si kontribute nga miqtë e Shqipërisë”, u shpreh Meta.

Ai tha se ky komitet është garanti se programi i rindërtimit do të jetë fryt i të gjithë kontributorëve si të atyre që kanë derdhur shuma të mëdha edhe ata që kanë hequr pjesë nga pensioni.

Rama deklaroi se do të dëshironte që e pranishme të ishte edhe opozita, ndërsa nënvizoi se ajo që ndahet është barra kolosale e kësaj sfide, duke thënë se nuk mjaftojnë vetëm fondet, por edhe organizimi i duhur.

Kreu i qeverisë tha se komiteti do ja kalojë vetëm për vulë vendimet qeverisë, duke shtuar se ka vulën morale të procesit. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd