Transmetuar më 01-12-2019, 14:47

Vajza e themeluesit të Top Media, Dritan Hoxha, Lori Hoxha, bën një qëndrim emocionues, pas tërmetit 6.4 ballë të mëngjesit të së shtunës.

“Ju uroj të gjithëve një dhjetor të qetë e të gëzuar. Ndihem shumë e bekuar që kam njerëzit e zemrës pranë, shëndoshë e mirë. Shumë prej nesh nuk e patën atë fat ndaj falenderoj Zotin çdo ditë”, shkruan Lori.

Këtë qëndrim e bën, duke publikuar një foto të së motrës Sara Hoxha me dy fëmijët e saj, si fryt i martesës me Ledion Liçon.

Më tej Lori shton se ndihet e pafuqishme ndaj çdo gjëje që po ndodh por lutet dhe jo vetëm që situata te lehtësohet dhe të mund të gëzojmë aq sa mundemi jetën që kemi fatin të kemi. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd