














Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë ditës së sotme ka parë nga afër disa nga dëmet e shkaktuara nga tërmeti i së martës me magnitudë 6.4 ballë të shkallës rihter.
“Sot në njësinë administrative 6 në Tiranë, qindra banesa të shkatërruara dhe të pabanueshme. Mes vuajtjeve, stresit dhe tronditjes banorët kërkojnë vlerësim urgjent, strehim dhe ndihma ushqimore! Ata thonë se deri tani janë tërësisht jashtë vëmendjes dhe të braktisur në fatin e tyre”, shkruan Basha, duke publikuar edhe disa fotografi.
Ai shpreh mirënjohje për kontributet dhe ndihmën e disa bizneseve që ndonëse në vështirësi kanë strehuar 40 familje.
Basha thotë se ndërkohë u informua se ndihma të tjera të destinuara nga Kosova për këtë zonë janë ndalur në Kashar dhe nuk kanë arritur në destinacion.
“Gjithsesi vullnetarizmi nuk mjafton. Duhet menjëherë prania dhe ndihma e shtetit!”, shprehet kryetari i PD. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





