Transmetuar më 01-12-2019, 14:17

Presidenti Ilir Meta është ndalur në zonën e Bubqit në Fushë Krujë, për të parë nga afër dëmet e shkaktuara si pasojë e tërmetit.

Ai thotë se pasojat e tërmetit në Bubq janë tronditëse, por fatmirësisht pa jetë të humbura.

“Tani është koha për të përballuar sa më mirë emergjencën, deri në rivendosjen e normalitetit të plotë!”, shkruan Meta, teksa ndan edhe fotografi.

Qysh pas tërmetit të mëngjesit të së martës, me magnitudë 6.4 ballë, vala e pasgoditjes ka shkuar në disa qindra.

Ndërkohë bilanci total është 51 viktima dhe rreth 900 të plagosur. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd