Transmetuar më 01-12-2019, 13:50

Teksa ka ndarë një status të Edi Ramës, ku ky i fundit thotë “Për çdo gjë ka një kohë nën këtë qiell; një kohë me lind e një kohë me vdek; një kohë me i mledh e një kohë me i largu gurët; një kohë me rrëzu e një kohë me ngrit; një kohë me fitu e një kohë me hum; një kohë me u luftu e një kohë me u paqtu.

Kjo është koha me u ftillu. Për njerëzit”, zëvendëskryetari i LSI, shigjeton Kryeministrin.

Luan Rama përmend fjalët e tij dhe thotë se “Është koha me u ftillu dhe me u largu”.

Më konkretisht ai shkruan, “Është koha me u ftillu. Me u ftillu dhe me u largu. Për njerëzit…

Nëse je i sinqertë në sa shkruan, hidhe hapin e parë e dëshmoi këtij populli se realisht e ke kuptuar që je në kohën për “me u ftillu”. Me u ftillu dhe me u largu!…” /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd