Transmetuar më 01-12-2019, 12:25

Në një komunikim të posaçëm për mediat, ministrja e Arsimit, Besa Shahini, njoftoi ditët kur rinis mësimi pas valës së tërmeteve që goditën vendin.

Ajo tha se mësimi do të vijojë i pezulluar deri më 9 dhjetor në Durrës, Krujë dhe Shijak.

Ndërsa në Tiranë, Vorë, Kamëz, Kavajë, Rrogozhinë, Lezhë, Kurbin dhe Mirditë, mësimi i pezulluar do të jetë deri në 5 dhjetor, “por ruajmë mundësinë që ta ruajmë edhe disa ditë të tjera, në rast nuk sigurohemi për shkollat. Në nëntë qarqet e tjera, nesër në 2 dhjetor, mësimi fillon normalisht”.

Më tej Shahini ta se shkolla Tregan në Elbasan dhe Funar në Librazhd të cilat janë dëmtuar, kanë numër relativisht të vogël të nxënësve ndaj është mundësuar transferimi në shkollat më të afërta.

Ministrja bëri me dije se datat e rinisjes së mësimit vlejnë edhe për shkollat private, ndërsa për kopshtet dhe çerdhet vendimi do të merret nga bashkitë përkatëse, me përjashtim të Durrësit.

Lidhur me mësuesit tha se do të nisin punë qysh nga e hëna e 2 dhjetorit, në mënyrë që të jenë të përgatitur për çdo eventualitet të mundshëm në momentin e rinisjes së mësimit. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd