Transmetuar më 01-12-2019, 12:14

Tërmeti i mëngjesit të së martës së 26 nëntorit, me magnitudë 6.4 ballë të shkallës rihter, u pasua me 51 viktima dhe rreth 900 të plagosur.

Kjo pasi lëkundjet e forta të tokës i gjetën njerëzit në gjumë, duke e pasur të pamundur daljen nga banesat, çka bëri që të zihen brenda nën rrënoja.

Mësohet se Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet lidhur me cilësinë e punimeve, për objektet që do të shemben.

Kjo për shkak se cilësohen potencialisht të rrezikshme.

Kështu aktualisht në zonën e Durrësit, ndodhen inxhinierë dhe ekspertë të shumtë shqiptarë dhe të vendeve të Bashkimit Europian, të cilët do të dalin me konkluzion. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd