Transmetuar më 01-12-2019, 11:47

Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca u ndal paraditen e së dielës në Durrës, për të parë nga afër zonat më të prekura nga tërmeti.

Teksa shoqërohej nga Kryeministri Edi Rama, ai deklaroi se grupet e teknikëve të huaj që janë në terren do të bëjnë të mundur përcaktimin se kush banesa janë të pabanueshme.

Ai tha se janë 50 inxhinierë të vendeve të BE, që po vlerësojnë dëmin dhe do të japin vlerësimet.

“Të gjithë po koordinojnë, edhe në ditët në vijim do të jemi këtu. Komisioni për dy ditë Janez Lenarçiç do të vijë këtu. Komisonieri do të flas me institucionet e duhura për këtë situatë.

Kemi takuar inxhinierë turk, francezë, italianë, nga SHBA dhe Greqia. Do të kemi edhe ekspertë të tjerë. Është e rëndësishme të dihet kush janë të dëmtuara”, u shpreh Soreca. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd