Transmetuar më 01-12-2019, 07:58

Në mbledhjen e qeverisë së kësaj të diele, Kryeministri Edi Rama deklaroi se vetëm ngurrimi i opozitës për tu angazhuar është i vetmi instrument që mungon në sigurinë e qytetarëve.

“I vetmi element që mungon në këtë përpjekje për të analizuar të gjitha forcat është skepticizmi, po e themi, i opozitës për tu përfshirë në këtë proces dhe për të pasur përfaqësuesit e vet në gjithë këtë rrjet. Nuk e kuptoj dot atë qasje refuzuese ndaj nevojës që edhe forcat politike të ulen ne një tryezë dhe të bëjnë përpjekje që të kuptojnë me njëra-tjetrën është koha që realisht të reflektohet mbi këtë. Kjo nuk është politika”, u shpreh Rama.

Ai shtoi më tej se politika ka lindur pikërisht për këtë, që njerëzit së bashku të adresojnë sfida dhe të zgjidhin probleme që nuk zgjidhjen domosdomshërisht mirë apo fare kur janë vetë, është instrument për të bërë mrekullira nuk është ajo që fatkeqësisht është katandisur këtu.

Rama tha se nuk e kupton refuzimin që të ulen në tryezë të gjithë përfaqësuesit e njerëzve të zgjedhur të këtij vendi qenka propagandë, duke nënvizuar se propagandë është të lësh njerëzit në pasiguri kur ke mundësi të bësh më shumë ndërkohë flet për gjëra që u takojnë të tjerëve, atyre që janë terren.

Më tej ai drejtoi një thirrje për kryedemokratin, “S’dua të bëj polemikë dhe të merrem me politika por i bëj thirrje Lulzim Bashës, opozitës të mos ja kursejë popullit shqiptar këtë nevojë, është në nevojë e popullit shqiptar kjo, nuk është nevojë e imja personal dhe nuk po kërkoj të behet për mua dhe për ne. Është nevoja e njerëzve që të shikojnë kudo energji pozitive, bashkim, njerëz që nëse në ditë të mira e kanë të vështirë ti thonë po njëri-tjetrit në ditë të tilla të zeza janë të gatshëm ta shohin njëri-tjetrit si qenie njerëzore dhe jo sipas statusit, uniformës apo ngjyrës”.

Ai bëri thirrja që të mos humbet kohë dhe të mos u kursehet njerëzve kjo kërkesë natyrale në kushte të tilla.

Rama u ndal në aspektin psikologjik, ku tha se është betejë e madhe dhe se krisjet, çarjet, plasaritjet në godina janë po njësoj në mendjen e njerëzve.

Sipas tij, janë fraktura, trauma të padukshme që kërkojnë vëmendje të jashtëzakonshme dhe punë shumë të madhe.

“Ata nuk janë turistë aty, nuk janë klientë, janë pacientë në këtë moment dhe duhen trajtuar si të tillë me mësuesit që do çojmë atje, me stafet mjekësore dhe ju lutem sa më shpejt listën e ilaçeve të nevojshme nga të gjithë ata aty. Ata që janë në hotele dhe vuajnë nga sëmundje kronike duhet të ketë të gjithë shërbimin përkatës”, deklaroi kreu i qeverisë. /a.y/noa.al   

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd