“Të duam pafund Shqipëri, ne lutemi për ty!”
Transmetuar më 29-11-2019, 21:52

“Të duam pafund!” . “Shqipëri, ne lutemi për ty!”.

Janë mesazhe që vijnë nga fëmijë brenda një oborri shkolle, përtej një kufiri ndarës, që nuk dihet se çfarë e ndan atë në të vërtetë, me Shqipërinë.

Janë nxënësit e Rahovecit në Kosovë.

Të veshur kuqezi, të shoqëruar me flamujt e me simbole tona kombëtare, ata duan të japin një mesazh për Shqipërinë, pjesës së pandarë të kombit të tyre.

Është mesazhi i tyre shpresëdhënës, frymëzues, për kombin shqiptar anembanë, pak ditë pas një tërmeti tragjik që vrau me dhjetëra njerëz, shumë prej të cilëve fëmijë shkolle, si ata.

Kombi shqiptar në tërë historinë e tij ka përjetuar drama dhe tragjedi të mëdha.  A është edhe kjo një dëshmi që tregon se pse ky komb është ngritur dhe është ringritur, e ka qëndruar, pse jo edhe krenar, siç duam ta shohim të gjithë./NOA.al

Loading...
Loading...