
Është rënduar frikshëm bilanci tragjik i tërmetit të fuqishëm që tronditi vendin në orën 03:54 të mëngjesit të së martës duke e çuar në 46 numrin e të ndjerëve.
Ora 17:20 – Është nxjerrë i pajetë edhe Emilio, fëmija 6 vjeçar i familjes Lala. Numri i viktimave shkon në 46. Nën rrënojat e ndërtesës së familjes Lala dyshohet të jetë edhe një anëtar.
Ora 17:06 – Rritet edhe më tej numri i viktimave nga tërmeti. Emergjencat Civile konfirmojnë edhe nxjerrjen e tre trupave të pajetë, duke e çuar në 45 numrin e personave të vdekur.
Trupat janë nxjerrë nga zona e ish-kënetës, ku edhe po vazhdojnë kërkimet për personat e familjes Lala të mbetur nën rrënoja.
Mësohet se bëhet fjalë për nënën dhe dy binjakët Dionisin dhe Dionisën.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





