Transmetuar më 27-11-2019, 09:04

26 viktima, 650 të lënduar, 47 të shpëtuar dhe disa të humbur nën rrënoja! Është ky bilanci tragjik i tërmetit të së martës (26.11.2019) në orën 03:54, 6.4 ballë me epiqendër 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana.

Ky bilanc u rrit, pasi mësohet se në orët e para të mëngjesit të sotëm, 31-vjeçari Saimir Greku ka ndërruar jetë në spital për shkak të lëndimeve të brendshme që kishte pësuar.

Gjithashtu është nxjerrë i pajetë nga rrënojat e pallatit në Thumanë, Klement Çupi, ndërsa vijon puna për nxjerrjen e trupit të pajetë të babait të tij Hajredin Çupi.

Keli Çupi ishte kthyer nga Anglia vetëm dy ditë më parë. Një ditë më parë nga rrënojat u nxor i gjallë djali tjetër i Hajredin Çupit.

Ndërkohë forcat e shpëtimit dhe forcat speciale nga Kosova vijojnë kërkimet në zonën e Thumanës për të mbijetuar.

Emrat e shqiptarëve që u shuan nga tërmeti fatal

Të ndjerët janë:

Diena Meçaj 30 vjeçe, së bashku me vajzën e saj 8-vjeçare Esiela e cila vdiq pak orë para saj

Isa Abazi, 32 vjeç

Shemsedin Abazi, 36 vjeç (vëllezërit nga Kosova)

Kristian Reçi 24 vjeç (I riu i cili kishte vetëm dy ditë që kishte dalë nga burgu)

Sardi Çuka dhe nëna e tij (nuk dihet identiteti)

Evi Kardashi (Balerina në "Miramare" në Durrës)

Sadete Lala

Emilio Lala

Ilir Lala (i paralizuar, në një familje me Sadeten)

Drita Cakoni (15-vjeçarja që e kërkonte daja e saj me pasaportë në dorë)

Bukurie Leka 70-vjeçe

Ersid Hoxholli 32-vjeç (ra nga ballkoni në Mamurras)

Erisa Cara

Almir Cara

Fatmira Cara

Anthi Cara

Sadajana Cara

Stela Cara

Hasan Cara (Të shtatë viktimat familjarë me njëri-tjetrin)

Bajram Hajdarmataj (Kryekomisari dhe Pedagogu)

Saimir Greku

Klement Çupi