Transmetuar më 26-11-2019, 13:06

Vala e tërmeteve që goditi vendin tonë gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar një bilanc tragjik dhe panik të madh në njerëz.

Report Tv sjell një video të lëkundjeve që shkaktoi tërmeti i fortë që goditi vendi.

Në videon që shihni më poshtë në Shëngjin qeni e ndjen tërmetin pak sekonda më parë dhe largohet me shpejtësi, ndërsa më pas fillojnë lëkundjet e forta të tërmetit.

Deri më tani janë konfirmuar 13 viktima, teksa shifrat zyrtare pritet të mësohen në vijim pasi ekziston dyshimi se numri i të ndjerëve mund të ndryshojë.

Krahas viktimave, mbi 600 persona kanë marrë mjekim në spitale.

Shqipëria u godit nga mbi 100 lëkundje tërmeti qysh në orët e para të natës dhe deri gjatë paradites. Më i forti ishte ai i orës 03.54 me magnitudën 6.3 ballë të shkallës Rihter dhe intensitetin 7 ballë.

Rëndohet bilanci tragjik: 13 të vdekur. Nxirren të pajetë një fëmijë dhe dy të rritur në Thumanë