Dhjetori vjen me një taksë më të lartë për pronën, metedë e re edhe për ta paguar. Nëndrejtoresha e ujësjellësit jep detaje
Transmetuar më 25-11-2019, 18:51

Nga muaji dhjetor taksa e re e pronës do të përllogaritet me anë të një metode e re.

Nëse keni kryer vetedeklarimin e banesës ujësjellësi do të bazohet në dokumentet e dorëzuara, por në rast të kundërt do të vendoset afrofe.

Sipas metdoës së re, nëse banoni në Tiranë nga muaji dhjetor taksa e pronës në faturën e ujit nuk do t’ju vijë më 100 lekë.

Pagesa që do të kryeni do të jetë sa 0.05 % e vlerës së banesës dhe sipërfaqes së saj e ndarë në 12 muaj.  Nëse keni bërë vetëdeklarimin ujësjellësi do të bazohet në dokumentet që  ju keni dorëzuar.

Në rast të kundërt, si veprohet?

“Përllogartija do të bëhet mbi bazën e sipërfaqes së prezumuar, që do të thotë : 70 m2, për godina të ndërtuara përpara vitit 93, dhe 100m2 të ndërtuara pas vitit 93’. Nëse një qytetar banon në zonën e “Ali Demit”, çmimi referencë në këtë zonë është 97.700 lekë, duke u shumëzuar me një sipërfaqe 70m2, dhe me shkallën në përqindje 0.05 %, vlera që i takon qytetarit të paguajë në muaj, është 285 lekë. Nëse një qytetar, në po këtë zonë, ka një sipërfaqe 100 m2, vlera që i takon të paguajë është 407 lekë në muaj”, tha nëndrejtoresha e ujësjellësit Evis Gjebrea.

Nëse qytetarët kanë ankesa për vlerën e taksës që iu është përllogaritur Gjebrea thotë: Ne i kërkojmë që banori të paraqesë dokumentet përkatëse, të vetdeklarohet, dhe ti bëhet ajo përllogaritja e saktë, sipas vlerës përkatëse reale, të banesës së tij”.

Vetëdeklarimin e banesës pranë ndërmarrjes së ujësjellësit e aktualisht e kanë kryer rreth 90 mijë persona nga rreth 200 mijë kontrata të lidhura.

Bashkë me taksën e pronës në faturën e ujit qytetarët në Tiranë paguajnë dhe taksën për infrastrukturën arsimore dhe atë të pastrimit.

Nga taksa e pronës përjashtohen pensionistët, personat me ndihmë ekonomike, banesat sociale, ndërtesat e komuniteteve fetare, e pronat e shtetit./NOA.al

Loading...
Loading...