NASA jep alarmin, një asteroid vdekjeprurës kërcënon Tokën
Transmetuar më 25-11-2019, 15:41

Këtë vit ka pasur shumë alarme për kërcënime asteroidësh.

NASA njoftoi se gjatë 84 viteve të ardhshme planeti ynë mund të goditet nga një asteroid vdekjeprurës.

Administratori i NASA-s, Jim Bridenstine bëri thirrje që një studim global të nisë urgjentisht në kërcënimin që i paraqitej njerëzimit nga një përplasje e madhe asteroidësh.

Gjithashtu ai tha se fuqitë botërore të fillojnë menjëherë përgatitjet për ndikimin e ngjarjeve meteorike.

Nga sistemi i automatizuar i paralajmërimit “Sentry”, NASA ka gjurmuar lëvizjet e asteroidit i cili parashikon që fluturimi i këtij asteroidi do të ndodhë në prill të vitit 2060.

NASA gjithashtu njofton se ekszistojnë dhe nëntë mundësi të tjera ku pritet që asteroidi të përplaset më Tokën.

Edhe pse shanset janë të vogla, asteroidi do të afrohet aq shumë sa që NASA po përgatitet dhe po ruan një vëmendje vigjilente për të ardhmen e parashikueshme.

Bazuar në madhësinë dhe shpejtësinë e tij, NASA llogarit forcën e ndikimit do të ishte ekuivalente me 1.200.000 kilotona të energjisë kinetike./NOA.al

Loading...
Loading...