Transmetuar më 25-11-2019, 09:50

Banorët e një rruge në Port St Lucie, Florida, SHBA, mbetën pa fjalë kur panë atë që dukej një makinë pa shofer, duke ecur rreth e qark për një orë.

Nuk arrinte që ta kuptonte se pse makina vijonte të ecte rreth e qark. Brenda mjetit ndodhej një qen labrador, të cilin e kishte lënë i zoti brenda.

Fqinjët nuk arrinin që të kuptonin se çfarë po ndodhte. Anne Sabol, e cila jeton në lagje dhe filmoi gjithçka, tha se në fillim mendoi se ishte një manovër e gabuar dhe më pas pa qenin brenda.

Policia e Port St Lucie, u lajmërua nga banorët e zonës dhe tentuan që të ndalonin mjetin por pa rzultat, deri kur u përplas me dy kosha plehrash dhe humbi shpejtësinë.

Pas kësaj policia gjeti të zotin e qenit dhe arriti që të zbardhë të gjithë ngjarjen. /a.y/noa.al/