Transmetuar më 23-11-2019, 12:09
Foto ilustruese

Një sherr mes disa personave në Fier, ka përfunduar në goditje me thika dhe sende të forta.

Policia bën me dije se gjatë ditës së djeshme, e premte, në fshatin Mbyet, gjatë një konflikti me njëri tjetrin 24-vjeçari E.H, ka goditur me thikë dhe sende të forta K.S., 34 vjeç, banues në Mbyet dhe G.H., 58 vjeç, banues në Berat, të cilët ndodhen në spitalin e Fierit.

Kjo bëri që nga ana e policisë të bëhet arrestimi i E.H., 24 vjeç, banues në fshatin Mbyet, Fier.

Gjithashtu u vu në pranga edhe K.S., 34 vjeç, banues në fshatin Mbyet, Fier.

Arrestimi i tij u bë pasi ka goditur me thikë 21-vjeçarin S.H., banues në Mbyet, Fier.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Vrasje e mbetur në tentativë”. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd