Pas spekulimeve për falimentim, moderatorja Katie Price ka nxjerrë në shitje makinën e saj të tipit "Range Rover".
Automjeti me vlerë 75 mijë paund doli në një ankand në Essex dhe arriti në servisin e makinave ku la pa fjalë stafin dhe dëshmitarët.
Një prej personave që ishte i pranishëm tha: "Ishte makinë shumë e paraqitshme por ne nuk e dinim që i përkiste Katie Price. Por na e tregoi një prej blerësve. Ne nuk mund ta besonim sa e pistë ishte…"
Modelja dhe moderatorja 41-vjeçare njihet për jetën luksoze dhe makinat e shtrenjta me ngjyra të forta. Ajo nuk donte që ta shiste "Range Rover"-in, por nuk ia doli që ta ruante.
Që prej vitit të kaluar, Katie Price po përballet me falimentin dhe i premtoi Gjykatës se do shlyejë borxhet përmes marrëveshjeve vullnetare, por duket se makina e shtrenjtë i hoqi një barrë të madhe.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd