Transmetuar më 20-11-2019, 20:54

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Itali.

Dy shpërthime të njëpasnjëshme janë regjistruar në një fabrikë fishekzjarresh në në Mesina, shkruajnë mediat italiane, ndersa ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme rreth orës 17:00.

Si pasojë e shpërthimeve të paktën 4 persona kanë humbur jetën dhe tre janë plagosur, ndersa ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Mësohet se një një nga viktimat është bashkëshortja e pronarit të fabrikës, 71 vjeçe, ndërsa mes të plagosurve është dhe djali i pronarit 37 vjeç, në gjendje të rëndë.

Në momentin e shpërthimeve brenda në fabrikë ndodheshin disa punëtorë që po punonin me saldatriçe dhe sipas burimeve të para kanë qenë shkëndijat e tyre që kanë shkaktuar shpërthimin.

Po punohet për dokumentimin e plotë të shkaqeve të ngjarjes./a.k/noa.al/