Gjykata për Krime të Rënda shpall të pafajshëm Suel Çelën për kundërshtim dhe goditje të punonjësit të policisë.
Sipas gjykatës në Audin që goditi policinë në Elbasan ishte Enea Bekteshi i cili u gjet fajtor dhe u dënua për kundërshtim të punonjësit të policisë me 6 vite burg.
Gjykata gjithashtu dënoi me 5 vite burg edhe Klement Xhaferrin për armëmbajtje pa leje dhe largim nga vendi i vuajtjes së dënimit.
Sipas gjykatës nuk ka prova që Suel Çela ka qenë në makinën Audi kur u përplas me makinën e policisë, madje edhe punonjësit e policisë qe kanë dëshmuar para gjykatës kanë thënë se në Audi ishte vetëm një person, e ndërsa një prej policëve përjashtoi mundësinë që të ishte Suel Çela.
Suel Çela u akuzua si personi, i cili me makinën e tij tip “Audi” goditi në 18 shtator të 2017 në hyrje të Tregut Agroushqimor, makinën e policisë, duke vënë në rrezik jetën e zëvendësdrejtorit të qarkut Gjergj Oshafi dhe disa oficerëve të tjerë./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd