Transmetuar më 19-11-2019, 16:26

Kallëzimi penal i Presidentit të Republikës ndaj Kryetarit të KED, Ardian Dvorani, është akti i duhur në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese.

I tillë ka qenë qëndrimi i Partisë Demokratike PD pasi kreu i shtetit kallëzoi penalisht Dvoranin.

“Nga veprimet e prokurorisë do të varet, nëse shqiptarët mund të besojnë akoma se Reforma në Drejtësi nuk u bë që sistemi të kontrollohet nga Edi Rama, por për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve dhe zyrtarëve të korruptuar dhe për të trajtuar shqiptarët si të barabartë para ligjit”, thuhet më tej në deklaratën e PD-së.

Meta e kallëzoi sot penalisht Dvoranin, ndërsa ka reaguar më pas përmes një deklarate Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

"Kallëzimi penal i Presidentit të Republikës ndaj Kryetarit të KED është akti i duhur në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese", thuhet në deklaratë.

"Me veprimet e tij në shërbim të partisë në pushtet, Ardian Dvorani ka minuar ligjshmërinë dhe besueshmërinë e Gjykatës Kushtetuese".

"Partia Demokratike beson se një hetim i shpejtë, i plotë dhe i pavarur i shkeljeve të ligjit nga Ardian Dvorani, është një gur themeli për rikthimin e besimit tek drejtësia".

"Nga veprimet e prokurorisë do të varet, nëse shqiptarët mund të besojnë akoma se Reforma në Drejtësi nuk u bë që sistemi të kontrollohet nga Edi Rama, por për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve dhe zyrtarëve të korruptuar dhe për të trajtuar shqiptarët si të barabartë para ligjit", ka qenë reagimi i PD-së, përmes Gazmend Bardhit.  /NOA.al