Kapet me kokainë, arrestohet shqiptari në Itali
Transmetuar më 19-11-2019, 15:10
Lenda narkotike e sekuestruar

Një shqiptar është arrestuar nga policia e Bolzanos në Itali, i kapur me kokainë.

Bëhet fjalë për një 39-vjeçar shqiptar i cili u ndalua për kontroll në autostradë, ndërsa iu gjetën me vete 1500 euro të cilat nuk arriti që ti justifikonte.

Kështu policia u thellua në kontroll, ku pas një radioje të vjetër të montuar në makinë u gjetën disa doza kokainë me vlerë rreth 40 mijë euro.

Shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet me dije u arrestua nga policia mbrëmjen e së hënës.

Ndërkohë hetimet janë në vijim për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë. /a.y/noa.al/

Loading...
Loading...