Kujdes nga këto shenja horoskopi, ja meshkujt që ju thyejnë zemrën
Transmetuar më 19-11-2019, 13:18

Nuk ka asnjë histori dashurie pa zënka, por lëndimet janë ato që ju bëjnë të vuani nëse një lidhje merr fund. Siç raporton ItaliaFeed, astrologjia ka përcaktuar se meshkujt e disa shenjave të horoskopit që mund të shkaktojnë këtë gjë, si dhe karakteristikat e tyre.

Ujori

Nuk mund të balancojë emocionin dhe arsyen. Ujori nuk mund të krijojë një marrëdhënie të qëndrueshme me demonstrimet e dashurisë sepse është një person i lirë që i jep përparësi dëshirave personale.

Bricjapi

Praktik dhe i vendosur, por mund t’i shkaktojë vuajtje çiftit. Kokëfortësia dhe ftohtësia janë karakteristika të personalitetit të kësaj shenje.

Demi

Ai heq dorë lehtë kur e kupton se partneri nuk është personi i duhur për jetën e tij. Kjo sjellje mund të dëmtohet kryesisht nga tërheqja që shfaqet befasuese dhe pa shpjegime.

Luani

Është shumë spontan në mënyrën se si vepron. Në dashuri, nuk është ndryshe. Kështu që mund ta lëndojë partneren me fjalë të rënda ose të largohet me qetësi duke mos e dëmtuar krenarinë.

Akrepi

Është intensiv, pasionant por në të njëjtën kohë i pandjeshëm ndaj marrëdhënieve. Nuk shprehet qartë dhe mund t’i shkaktojë vuajtje partneres për shkak të paqëndrueshmërisë së tyre.

Shigjetari

E privilegjon lirinë dhe është i aftë të dëmtojë thellësisht të dashurën. Ai nuk i pëlqen të jetojë në një "burg", kështu që nuk ngurron të përfundojë marrëdhënien.

Loading...
Loading...