I tha policëve se është shtatzënë, si u gjet kokaina në barkun e trafikantes
Transmetuar më 19-11-2019, 11:42

Një grua nga Argjentina ra në prangat e policisë pasi tentoi të kalonte 4 kilogramë kokainë në Santa Cruz.

34-vjeçarja kishte sajuar një bark shtatzënie dhe u kap në kufirin e Kilit, ku po bëhej kontrolli në autobus.

Ngjarja ndodhi të martën e kaluar dhe e dyshuara po shkonte nga Mendoza për në Santa Cruz, së bashku me partnerin 36-vjeçar.

Sipas raportit të policisë, agjentët vunë re se ata kishin një çantë të zezë të dyshimtë me vete. Pasi gjetën dy qese marijuanë, ata i zbritën nga autobusi të dy dhe bënë kontroll më të detajuar.

Në inspektimin e dytë, gruaja i tha se ishte shtatzënë por policët u alarmuan pasi vunë re një lëvizje të çuditshme anash barkut. Kështu vunë re se kishte vendosur një bark fals me plot 15 pako kokainë.

Të dy partnerët janë arrestuar dhe pritet që të merret vendimi për veprën penale "Trafikim ndërkombëtar i lëndëve narkotike".

Loading...
Loading...