Dhunohet një grua biznesmene në Lazarat, dëmtime të shumta në kokë
Transmetuar më 19-11-2019, 09:40
Gruaja e dhunuar

Një grua biznesmene ka rënë pre e një dhune të egër gjatë mëngjesit të sotëm, duke pësuar dëmtime të shumta në kokë dhe në trup.

Gruaja e dhunuar është Lavdije Buzheri nga Kordhoca, e cila është sulmuar nga një person.

Gjithçka pasi i dyshuari një 35-vjeçar Alfons Buzheri, ka tentuar që të hyjë në një prej magazinave të saj.

Përballë kundërshtimit të gruas për ta lejuar, 35-vjeçari i cili njihej si problematik dhe i dënuar për drogë, e ka dhunuar, deri sa e ka bërë për në spital.

Pas kësaj i riu lazaratas është shoqëruar në polici, ndërkohë që ndaj tij ka nisur procedimi penal.

Sakaq për të hedhur dritë mbi rrethanat e ngjarjes, hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al/

Loading...
Loading...