Transmetuar më 18-11-2019, 23:43

Presidenti Ilir Meta ka folur për shpërndarjen e Parlamentit, duke thënë se një ditë kjo gjë do të ndodhë.

Kreu i Shtetit tha se vetë deputetët duhet ta kuptojnë që duhet të shkojnë të votohen.

"Jemi në një moment kritik dhe ajo  që me shqetëson nuk është kjo përplasje. Këtu është problemi se po humbasim kaq kohë. Ky parlament është vetëshpërndar me kohë.

Parlamenti një ditë do të shpërndahet, puna është se ky parlament kot sa rri dhe një ditë më shumë me këtë mënyrë si sillet. Parlamenti me dekret të presidentit shpërndahet. Duhet ta kuptojnë vetë ata që duhet të shkojnë të votohen. ", ka thënë Meta në Open.

Ai ka shtuar më tej:

"Unë jam i bindur se vetë deputetët socialiste e kuptojnë që mënyrën si ka vajtur parlamenti shumë figura janë zhvlerësuar. E  mira është të thonë vetë ata hajde të shkojmë të votohemi të gjithë, parlamenti, pushteti lokal dhe Presidenti".