Dyvjeçari përtyp çamçakëzin me nikotinë të nënës, përfundon në spital pa ndjenja
Transmetuar më 18-11-2019, 14:48

Një dyvjeçar nga Uellsi mbeti pa ndjenja disa minuta pasi përtypi një çamçakëz me nikotinë, të cilin nëna e tij e kishte lënë në një dollap.

Sophie Balint nga Port Talbot i Uellsit rrëfeu për tmerrin që përjetoi pasi u detyrua ta çojë djalin në spital.

Nëna 23-vjeçare tha se djali i saj, Tommy, dy vjeç, dhe vëllai i tij i madh, Ozzy, katër vjeç, e kishin gjetur çamçakëzin e rrezikshëm kur ajo ishte duke e rregulluar shtëpinë.

Pasi ia kishte nxjerrë çamçakëzin nga goja, ajo tha se djaloshi filloi të djersitej dhe të villte para se të humbte ndjenjat.

Pas 20 minutave u shtri në dysheme pa ndjenja. Nuk mund t’i mbante duart lart dhe sytë i rrotulloheshin”, shtoi ajo.

Apeli i saj është për të gjithë prindërit që ti mbajnë larg fëmijët nga të tilla gjëra./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...