Transmetuar më 18-11-2019, 13:36

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të hëne e ka nisur me një apel për të shkuar dhe për të bërë vaksinën kundër grupit, pasi siç shprehet ai është falas për grupet e rrezikuara, siç janë fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë.

Lidhur me këtë ka reaguar ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, i cili shkruan në një postim në “Facebook” se shëndetësia ndodhet në gjendje katastrofike. Duke iu drejtuar Edi Ramës, ai thekson se ai po bën gati 7 vjet në karrigen e kryeministrit dhe akoma shet mend me arritjet që ka gjetur.

“Mashtrimi i zakonshëm apo rrjedhje? Rama sot gjeti të “krenohet” me 1 tjetër gjoja arritje të shëndetësisë falas; me vaksinën falas për gripin stinor. I bëj me dije zotit Rama që vaksinimi për shtresat në risk ka qenë gjithmonë falas. Dielli nuk mbulohet me shoshë zoti Rama!

Dhe gjendjen katastrofike ku ndodhet shëndetësia sot nuk mund ta shpëtojë 1 vaksinë falas. Po bën 7 vjet në atë karrige dhe akoma shet mend me arritjet që ka gjetur! “Suksesi” i vetëm janë PPP-të që po ia lë në kurriz si borxh brezave pasardhës! Turp e faqe e zezë!”, shkruan Spahia./b.l/noa.al/