Vidhte në kompleksin e pallateve te “21 Dhjetori”, pamjet që e vunë në pranga
Transmetuar më 18-11-2019, 13:37

Një person është vënë në prangat e policisë së Tiranës i akuzuar për vjedhje, ndërkohë që dalin pamjet e mënyrës se si vepronte, teksa dy të tjerë janë vënë nën hetim.

Si rezultat i bashkëpunimit me qytetarët dhe këqyrjes së pamjeve filmike është bërë i mundur identifikimi i autorit të vjedhjes në mënyrë të përsëritur të aparaturave të shpërndarjes së sinjalit televiziv tokësor dhe satelitor, në një kompleks pallatesh, në zonën e “21 Dhjetorit”.

Efektivët e komisariatit nr.2, bënë arrestimin e 50-vjeçarit A.H.

Gjithçka pasi i dyshuari është mbajtur nën vëzhgim dhe është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë duke vjedhur përsëri aparaturat e shpërndarjes së sinjalit televiziv.

Si rezultat i veprimeve të kryera, janë identifikuar edhe personat që kishin përvetësuar sendet e vjedhura nga ai.

Konkretisht ka nisur procedimi penal për shtetasit Sh. Xh., dhe P. D., banues në Tiranë, të cilët janë proceduar në gjendje të lirë për “Përvetësimi i parave ose mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...