Atentati ndaj prokurorit, Kejvina Kthella te Krimet e Rënda: Më ktheni telefonin dhe makinën
Transmetuar më 18-11-2019, 11:08

Modelja Kejvina Kthjella kërkon nga gjykata heqjen e sekuestros ndaj makinës së saj, llogarive bankare dhe celularit që iu sekuestrua nga prokuroria në kuadër të hetimeve që u po zhvillohen për zbulimin e autorëve të atentatit kundër prokurorit Arjan Ndoja.

Mësohet se ankimi është depozituar më datë 13 nëntor nga avokati Besnik Cerekja, që mbron edhe Redjan Rrajën.

Kthella rezultoi se kishte njohje me personin e vetëm të arrestuar deri më tani si autor i atentatit, Redjan Rraja. Pas arrestimit të Rrajës, policia e mori në pyetje për ta pyetur lidhur me lëvizjet e tij para atentatit, pasi në telefonin e 34-vjeçarit u zbuluan telefonatat e shpeshta me Kthjellën.

Kërkesa e modeles do të shqyrtohet nga gjyqtarja Daniela Shkira tek Krimet e Rënda.

Pavarësisht se në makinën e braktisur të autorëve u gjetën gjurmë gishtërinjsh në një palë syze të lëna në automjet, Redjan Rraja, i njohur si Dara i Fushë-Krujës, për shkak të profesionit të tij si stomatolog, deri më tani ka mohuar të ketë lidhje me atentatin.

Në atentatin te mbikalimi i Shkozetit mbeti i plagosur prokurori Ndoj, Aleksander Laho alias Pëllumb Muharremi, i njohur si “Rrumi” i Shijakut, dhe Andi Maloku. Ky i fundit ndërroi jetë pak ditë më pas./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...