Transmetuar më 18-11-2019, 10:21

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Sarandë, ku një makinë ka përfunduar në një dyqan rrobash.

Aksidenti ka ndodhur pranë shkollës “9 Tetori”, ndërsa raportohet se nuk ka të lënduar. Për fat të mirë në ato momente nxënësit nuk kan qenë në rrugë.

Shoferi i automjetit ka humbur kontrollin, ku pasi ka devijuar nga rruga, është përplasur me xhamin e një butiku.

Pamjet janë publikuar nga mediat rajonale. Siç e shihni në foto, aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet./b.l/noa.al/