Transmetuar më 18-11-2019, 09:53

Shënohet një tjetër rast i dhunimit të mjekëve. Një mjek i spitalit të Peqinit është dhunuar nga një i ri, i cili pas ngjarjes është ndaluar nga policia.

Episodi është regjistruar ditën e sotme në ambjentet e spitalit, ku mjeku është goditur për shkak të detyrës.

Burime policore bëjnë me dije se 32-vjeçari me inicialet A.K., nën efektin e alkoolit ka goditur për shkak të detyrës mjekun me inicialet Y. T.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Peqin kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë kapjen dhe arrestimin e autorit.

Me ndryshimet e Kodit Penal dhuna ndaj mjekëve dënohet nga 1 deri në 5 vite burg. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme./b.l/noa.al/