Transmetuar më 17-11-2019, 22:10
Foto ilustruese

Dy persona janë konfrontuar dhunshëm mes tyre në qendër të qytetit të Elbasanit, me pasojë plagosjen e njërit prej tyre,

Ngjara ndodhi mbrëmjen e sotme (e diel) te markata e re pranë stadiumit “Elbasan Arena” në bulevardin kryesor të qytetit, raporton noa.al duke cituar burime në vendngjarje.

Ardian Rusta, rreth 45 vjeç, është përplasur fizikisht me Sh.Bajrami dhe konflikti ka precipituar me goditje me grushte dhe sende të forta.

Për pasojë, Ardian Rusta është plagosur dhe u dërgua në urgjencën spitalore të Elbasanit.

Policia e Elbasanit duke konfirmuar ngjarjen, tha se bëhet fjalë për një konflikt të dhunshëm mes dy personave me pasojë dëmtimin e njërit dhe shoqërimin e tjetrit.

Bajrami u shoqërua nga policia e cila ndërhyri për të neutralizuar ngjarjen. Nuk janë të qarta shkaqet e këtij incidenti. /noa.al/